CNN merr 300 mije euro per reklamen - Turismo in Albania

Latest

Cuoriosità Albania

lunedì 25 febbraio 2008

CNN merr 300 mije euro per reklamen

articull i 2007
Qeveria shqiptare ka miratuar nisjen e procedurave per prodhimin dhe transmetimin e spotit televiziv promocional te turizmit shqiptar ne rrjetin prestigjioz CNN International Europe. Ky fakt konfirmohet nga nje njoftim, i dhene diten e djeshme nga Ministria e Turizmit. Sipas ketij njoftimi mesohet se fondi limit per spotin ne CNN shkon ne 300 mije euro. Kohezgjatja e spotit pritet te jete 3 jave, gjate periudhes kohore prill - maj 2008, me nje kohezgjatje prej 30 sekondash. Transmetimi i nje spoti te tille vleresohet nga Ministria e Turizmit si nje hap shume i rendesishem per promocionin e turizmit natyror dhe kulturor te Shqiperise. Pikerisht, spoti, i cili pritet te krijohet gjate muajve ne vijim, do te evidentoje atraksionet tona kulturore dhe natyrore, te cilat na diferencojne nga vendet fqinje. Ne lidhje me spotin ne CNN eshte folur shume, por mbetet te pritet se si do te shkoje kesaj here. Nderkaq fqinjet tane jane duke transmetuar ne mediat boterore, te tilla si, CNN apo BBC. Mali i Zi, Greqia apo Turqia kane investuar shume here me teper, sesa shifra te cilen ka akorduar qeveria shqiptare per promovim te turizmit, megjithese kjo shifer eshte nje nga me te medhate, te akorduara per promocion turistik. Gjate ketij viti spoti i turizmit shqiptar eshte transmetuar ne rrjetet televizive rajonale, si ne Kosove dhe Maqedoni, te cilat sipas drejtuesve te Ministrise se Turizmit kane rezultuar si te frytshme. Roli i reklames ne media te tilla si CNN - rrjet televiziv i cili mbulon nje audience prej me se 44 milione teleshikuesish, kryesisht te grup-moshave 25 deri 55 vjec - garanton prurje turistesh cilesore nga vendet e Evropes Perendimore dhe gjetke. Por per kete duhet qe, vendi yne te pergatitet ne krijimin e kushteve te pershtatshme per turistet. Specialistet e turizmit marrin si shembull rastin indian, shtet i cili beri nje fushate te fuqishme ne CNN dhe perfundimi ishte: erdhen me shume turiste sesa kapacitetet akomoduese te disponuara. F.Zguro

fonte http://www.kohajone.com

Nessun commento:

Posta un commento