Auleda mbeshtet zhvillimin e turizmit malor - Turismo in Albania

Latest

Cuoriosità Albania

lunedì 25 febbraio 2008

Auleda mbeshtet zhvillimin e turizmit malor

E Merkure, 23 Janar 2008

Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal ne Vlore, (Auleda), qe mbeshtetet financiarisht nga partnere nderkombetare, po stimulon me projekte ndertimin e struktures turistike te tipit "Bed & breakfast" (shtrat dhe mengjes), qe duket se eshte forma me e mire per zhvillimin e turizmit malor ne kete rreth. Hapat e pare jane hedhur ne fshatrat e zones se Lumit te Vlores. Ne nje prononcim per ATSH-ne, koordinatorja e kesaj agjencie, Mirela Duka, vecon zbatimin e projektit ne fshatin Vranisht, 50 km larg Vlores. Vranishti shtrihet pergjate nje shpati te malit Cike, qe thyhet here-here ne disa kodrina. Natyra e tij e virgjer le mjaft mbresa per turistet vendas dhe te huaj.

"Fshati Vranisht ka mjaft nga gjerat baze per te nxitur e zhvilluar turizmin malor te ketij tipi. Rruga e rindertuar qe pershkon luginen e Lumit te Vlores, eshte nje arsye me teper qe gjithcka te funksionoje me mire ne te ardhmen. Banesat e reja qe lartesohen cdo vit ketu jane nje deshmi konkrete per kete drejtim qe sapo ka marre ky fshat", sqaron koordinatorja Duka.

Promotore te zhvillimit te ketij lloj turizmi ne fshatin Vranisht, u bene disa turiste te huaj italiane, te cilet disa vjet me pare vizituan fshatin e thelle malor. "Tashme mjaft banore te Vranishtit, te mbeshtetur dhe nga Auleda, kane pershtatur banesat e tyre per kete lloj turizmi, i cili po shihet si nje mundesi e mire fitimi", vijon kordinatorja Duka.

Lidhur me projektet per te ardhmen, znj. Duka shton se institucionet perkatese shqiptare sapo kane miratuar nje te tille (projekt), qe do te zbatohet ne Vlore, me qellim nxitjen e kapacitetit turistik te gjithe kesaj zone (resurset natyrore, kulturore, bujqesore, etj). Fondet e ketij projekti, vijon ajo, jane siguruar nga partneret nderkombetare. Auleda ka dege te saj ne Vlore, Tirane, Shkoder dhe Durres.

fonti http://www.kohajone.com/

Nessun commento:

Posta un commento